Adem Mikullovci, ikonë e artit në Kosovë

15 shtator 2020 | 14:40

Kryeministri Avdullah Hoti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministrat Besnik Tahiri dhe Driton Selmanaj dhe bashkëpunëtorët, ka bërë homazhe dhe ka vendosur kurora lulesh para Teatrit Kombëtar të Kosovës në Prishtinë, për ish-deputetin dhe aktorin Adem Mikullovci, me rastin e ndarjes nga jeta.

“Sot, po nderojmë një figurë që mbetet ikonë e artit në Kosovë, e teatrit dhe televizionit, jo vetëm për një gjeneratë, po për shumë gjenerata në Kosovë. Besoj që vepra e tij artistike do të mbetet në arkiva dhe do të mbetet vepër dhe trashëgimi e shtetit të Kosovës. Përtej kësaj, Adem Mikullovci ka luajtur rol kyç në faza të caktuara të artikulimit të idesë së shtetit të Kosovës, të aspiratave të qytetarëve të Kosovës për liri, pavarësi dhe për shtet”.

“Do ta kujtoj me mall edhe për bisedat shumë të këndshme që kam pasur me të gjatë kohës sa ishim në Kuvend, në legjislaturën paraprake. U shpreh ngushëllime familjes së tij, miqve dhe gjithë komunitetit artistik dhe qytetarëve për ndarjen nga ne të këtij artisti të madh”, ka thënë kryeministri Hoti.

(F.D / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Basketbollisti grek Giannis Antetokounmpo ka nisur bisedimet me drejtuesit e…