Ahmeti prezanton punën e komunës para qytetarëve lipjanas

22 qershor 2020 | 15:59

Kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka mbajtur një takim me qytetarë, i cili ka pasur karakter informues dhe bashkëbisedues me qytetarët lipjanas. I pari i Lipjanit para qytetarëve ka prezantuar punët të cilat janë duke u bërë në terren, në të njëjtën kohë ai ka ftuar qytetarët që të jenë sa më bashkëpunues me autoritetet e komunës për një punë më të mirë dhe efikase.

Po ashtu, kryetari Ahmeti ka njoftuar të pranishmit edhe për masat që ka ndërmarrë komuna e Lipjanit për menaxhimin e situatës së krijuar nga pandemia Covid-19. Ndërsa qytetarët prezent në këtë takim kanë shprehur falënderime për kryetarin Ahmeti, për punët e kryera si dhe për ndihmën e mbështetjen në forma të ndryshme që u ka ofruar komuna qytetarëve në tejkalimin e situatës së krijuar nga virusi Covid-19. Në të njëjtën kohë ata kanë paraqitur kërkesat për investime në të ardhmen krahas lokaliteteve të tyre e të cilat janë më me prioritet për ta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mabetex Prishtina – Liburni pritet të jetë finalja e madhe…