Ahmeti tregon si e kanë zbuluar një zyrtare komunale që ka lëshuar vërtetime të rreme

30 tetor 2019 | 17:31

Zyrtarja e komunës së Prishtinës e cila dyshohet për lëshim të vërtetimeve të rrejshme është shoqëruar të mekurën në polici.

Me këtë rast, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë me dije se para dy javësh, gjatë një kontrolli të brendshëm në këtë komunë kanë gjetur se një zyrtare e tatimit në pronë, ka lëshuar vërtetime të rrejshme për borxhet e tatimit në pronë.

“Para dy javësh, gjatë një kontrolli të brendshëm në komunën e Prishtinës, kemi gjetur se një zyrtare e tatimit në pronë, ka lëshuar vërtetime të rrejshme për borxhet e tatimit në pronë. Këto vërtetime kërkohen për të regjistruar makina, dhe natyrisht se lëshimi i rrejshëm i vërtetimeve të tilla është shkelje ligjore”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Për këtë rast, Ahmeti ka theksuar se e ka udhëzuar drejtoreshën e Financave që ta denoncoi në polici zyrtaren e cila la lëshuar vërtetime të rrejshme.

“Kam udhëzuar drejtoreshën e Financave që zyrtaren ta denoncoi në polici dhe kemi filluar procedurat disiplinore. Si pasojë e denoncimit e njëjta zyrtare sot është shoqëruar në polici për vepër penale. Si gjithmonë, nuk do të tolerojmë shkelje të tilla nga zyrtarët tonë pa marr parasysh pozitat e pasojat”, ka shkruar Ahmeti.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të mërkurën…