Ahmeti: Vendosja e Limajt në krye të grupit negociator, tregon se Thaçi nuk ka fuqi

18 shtator 2018 | 22:32

Kryetari i PSD-së njëherësh kryetar i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se Serbia ka nevojë për hapjen e kapitujve me BE-në.

“Ne e kemi cek edhe në letrën që i kemi dërguar Mogherinit që jemi për pjesëmarrje në dialog”, ka deklaruar kryetari i PSD-së.

Ahmeti, në “Debat Plus” në “RTV Dukagjini”, ka thënë se fakti që Thaçi e ka vendosur Fatmir Limajn si udhëheqës i negociatave tregon për mungesën e fuqisë së tij.

“Thaçi u dëshmua se nuk e ka fuqinë që e ka pasur dikur. Fakti që e ka vendos Fatmir Limajn si udhëheqës të negociatave, është një kompromis i tyre”, ka shtuar ai.

Ai ka deklaruar se Thaçi e Limajn e njohin mirë njëri tjetrin dhe këto janë lojëra të tyre pasi, Limaj e kërcënoi Thaçin se mund ta mbështesim opozitën.

“Këta i kanë tregua Thaçit se ne edhe mund të mbështesim opozitën dhe rezolutën për paprekshmërinë e territorit të Kosovës. Menjëherë u zgjuan në mes të natës Thaçi, Haradinaj, Limaj dhe Veseli dhe dolën me qëndrim se Fatmir Limaj po i udhëheq negociatat”, ka deklaruar Ahmeti.

Hashim Thaçi po shfrytëzon më së miri përçarjen e opozitës, sipas Ahmetit.

“Ai në këto kushte mundet edhe një takim me bërë me Vuçiqin në New York javën e ardhshme”,  shtoi Shpend Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Apple ka pranuar se telefoni i ri i kompanisë, iPhone…