“Ai s’buzëqesh kështu me Jennifer Lopez”  Plasin komentet pas fotove të Ben Affleck me ish-bashkëshorten

15 nëntor 2023 | 11:54

“Nuk e kam parë kurrë kështu me Lopezin”

Fotot e fundit të Ben Affleck me ish-bashkëshorten e tij, Jennifer Garner , e tregojnë aktorin e famshëm më të lumtur se kurrë. Të paktën këtë janë duke thënë fansat e tij në internet.

Në çdo takim të dy ish-bashkëshortëve, ylli i Hollywood-it dhe bashkëshorti aktual i këngëtares së famshme, Jennifer Lopez, duket se argëtohet shumë me nënën e fëmijëve të tij.

Pas fotos nga loja e basketbollit të djalit të tyre, komentet në internet filluan t’i shtojnë benzinë problemeve të supozuara në martesën e Affleck me Lopez.

Një rol të rëndësishëm në këtë luajnë edhe publikimet që herë pas here flasin për një “krizë në martesën e tyre” apo fotot e tyre, të cilat tregojnë se janë në humor të keq kur janë bashkë.

Ndërkohë nën fotot me Garnerin, shumica argumentojnë se është e rrallë ta shohësh atë të buzëqeshë me Jennifer Lopez.

“Nuk e kam parë kurrë kështu me Lopezin”, shkroi një grua në “Twitter”, ku një tjetër më pas komenton: “Buzëqeshje djema, material i rrallë”.

Madje së fundmi, shumë mendojnë se të dy do të jenë sërish çift.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari Ridvan Berisha përmes një shkrimi në “Facebook” ka reaguar…