Aida Dërguti i bashkohet PDK-së

07 maj 2026 | 12:19

Ish-nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Aida Dërguti i është bashkuar PDK-së për zgjedhjet e 7 qershorit.

Lajmin e ka bërë me dije drejtuesi i emisionit “Rubikon”, Adriatik Kelmendi.

“Aida, një ndër personat më të angazhuar në Kosovë për kauzat e drejta per vendin dhe shoqërinë në këto 30 vjet, ka vendosur t’i rikthehet aktivizimit të drejtpërdrejtë në politikë. ‘Mendoj se ka ardhur momenti për ta kthyer vendin kah e mbara: ose tash, ose kurrë’, më tha. PDK-ja sot dhe Kuvendi i Kosovës pas 9 qershorit do të fitojnë shumë, teksa në Rubikon do të ndjehet thellë mungesa e saj. Urime dhe mbarësi, Aida! Qëndro gjithmonë kështu siç je!”, ka shkruar Kelmendi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka nënshkruar Udhëzimin…