Aida Dërguti: Lajmi për largimin tim nga PSD-ja është i rremë

27 korrik 2019 | 15:46

Deputetja Aida Dërguti ka mohuar lajmin se është larguar nga PSD-ja.

Ajo përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se ky lajm është i rremë.

“Për shkak të interesimit të madh mediave, më duhet ta demantoj një lajm të rremë kinse për largimin tim nga PSD. Ky lajm është publikuar nga një i ashtuquajtur portal, i cili prodhon propagandë në shërbim të një partie të caktuar. Unë vazhdoj të jem pjesë e PSD-së dhe “portali” në fjalë nuk më ka kontaktuar fare për këtë çështje, siç thonë në tekst. Për këtë shpifje, nëse nuk kërkohet falje brenda ditës, do t’i drejtohem gjykatës”, ka shkruar Dërguti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka dalë…