Aida Dërguti mbetet nënkryetare e Kuvendit të Kosovës

04 qershor 2018 | 11:12

Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk e ka miratuar propozimin e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për shkarkimin e Aida Dërgutit nga pozita në nënkryetares së Kuvendit.

Kundër shkarkimit të Dërgutit kanë votuar 26 deputetë, për 17 dhe 48 deputetë kanë abstenuar.

Aida Dërguti më herët ka qenë pjesë Vetëvendosjes, ndërsa tani është pjesë e Partisë Socialdemokrate (PSD).

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nuk do të jetë sot…