Ajaxi kërkon 100 milionë euro për Antonyn

28 gusht 2022 | 15:42

Drejtuesit e Manchester United do të provojnë deri në ditën e fundit të merkatos për të transferuar në “Old Trafford”, Antony nga Ajax.

Braziliani është një kërkesë ekskluzive e trajnerit Erik ten Hag, i cili duke qenë se ka punuar me sulmuesin anësor te “Harkëtarët”, beson se 22-vjeçari mund të shkëlqejë edhe me fanellën e “Djajve të Kuq”.

Ajax këmbëngul që Antony të shitet vetëm sipas kushteve të tyre dhe i kanë bërë të qartë klubit nga Manchesteri se do të “shtrëngojnë duart” vetëm nëse vjen një ofertë prej 100 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pamjet befasuese të vëzhgimit tregojnë momentin dramatik kur një zyrtar…