Akademik Rexhep Qosja: Shqiptarët e kanë të drejtën e tyre historike të bashkohen

13 tetor 2021 | 11:54

Akademik Rexhep Qosja në emisionin “Shqip” të drejtuar nga Rudina Xhunga, në portalin Ditare.net ka folur për zhvillimet në Shqipëri dhe Kosovë.

Në këtë intervistë, Qosja ka folur edhe për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën.

Ai ka theksuar se shqiptarët e kanë të drejtën e tyre historike të bashkohen.

“Shqiptarët e kanë të drejtën e tyre historike të bashkohen sepse janë populli më i vjetër në këto troje. Kanë të drejtën historike, gjeografike, etnike dhe politike. Populli shqiptar po t’i jepej mundësia të vendoste për fatin e tij, do të vendoste për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën. Duhet të mësojmë sadopak edhe nga popujt e tjerë që kanë qenë të ndarë. Nga kushtetutat e tyre kurrë nuk e kanë hequr idenë e bashkimit. Shqiptarët janë ndarë dhunshëm nga njëri-tjetri. Kur një popull dëshiron të bëjë diçka, kur një popull dëshiron të arrijë që qëllim, atë qëllim ai popull do ta arrijë. Shqiptarët donin që të çlirohej Kosova dhe kjo ndodhi. Donin që Kosova të bëhej shtet i lirë dhe i pavarur, dhe kjo u arrit. Po ky popull dëshiron që të arrihet edhe ideali më i madh i këtij populli, bashkimi me Shqipërinë. Tri janë datat më të rëndësishme për popullin shqiptar: ardhja e Skënderbeut në Krujë, shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë dhe pavarësia e Kosovës. Data e madhe e katërt, do të jetë ajo e bashkimit të Shqipërisë dhe Kosovës”.

“Se si do të jetë bashkimi i Kosovës dhe Shqipërisë do ta vendosin ata që do të marrin pjesë në këtë proces. Ky bashkim nuk është vetëm në interesin e shqiptarëve. Është edhe në interesin e fqinjëve dhe BE-së. Pse të ketë Bashkimi Evropian dy shtete shqiptare, kur mund te këtë një. Kjo logjike do të mbizotërojë një ditë dhe do të krijohet edhe prej tyre mirëkuptimi për bashkimin tonë”, ka deklaruar akademik Qosja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-boksieri Luan Krasniqi pas përfundimit të karrierës ka qenë goxha…