Akatakuza e ngritur ndaj krerëve të UÇK-së ka shumë ngjajshmëri me propagandën serbe

18 nëntor 2020 | 21:04

Nē një intervistë për gazetën “Epoka e re” historiani, dr.sc. Izet S. Miftari, ka komentuar aktakuzën e Speciales ndaj krerëve të UÇK-së.

Miftari thekson se, nuk ka pa askund në aktakuzë, pretendimet e rënda të Dick Martit, se UÇK-ja ka bërë trafikim me organe të civilëve, kryesisht të serbëve.

“Edhe pse nuk kanë arritur ta vërtetojnë këtë damkë të rëndë të shpifur që, iu bë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëmi ndaj Kosovës me këtë njëllosoje të rëndë, thuajse është shumë i vështirë të riparohet. Thënë më mirë, ishin pikërisht pretendimet tendencioze të Martit për trafikim organesh, që imponuan formimin e Gjykatës Speciale apo Dhomave të Specializuara”, thotë ndër tjera historiani Miftari.

Shikuar nga retrospektiva ime historike, aq sa munda të analizoj disa pjesë të aktakuzës së ngritur ndaj Hashim Thaqit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, është pak a shumë një farë “copy past” i propagandës së publicistëve, historianëve, prokurorëve e personaliteteve tjera në Serbi, të cilët në vazhdimësi e kanë paraqitur dhe e paraqesin të falsifikuar dhe të degraduar aq shumë të vërtetën tonë të tashme dhe historike, sa që të bënë të dyshosh edhe në vetveten, se mos vallë nuk jam shqiptar, mos vallë kam “kryer” ndonjë krim kundër serbëve apo shërbëtorëve të tyre në Kosovë, ose mos vallë kam “pushtuar” territorin e “shenjtë serb”.

Që në fillim, aktakuza fillon me një historik të shkurtë, sikur thuajse e ka shkruar ish historiani serb Dushan Batakoviq apo ish akademiku serb Dobrica Qosiq, të dy të njohur si antishqiptar dhe të njohur për trillime ndaj të vërtetës sonë. Aty, nuk përmenden fare brutalitetet e mëdha, deri në gjenocid, që janë shkaktuar ndaj shqiptarëve në Kosovë nga pushtuesi shekullor serb, sidomos nga vitit 1981 e deri në qershor 1999, si: 

-Helmimet e nxënësve;

-Vrasja e ushtarëve shqiptarë nëpër kazermat e ish Jugosllavisë;

-Suprimi me vrasje e dhunë e autonomisë së Kosovës më 1989;

-Serbizimi i gjithçkaje në Kosovë;

-Ndalimi i përdorimit të mediave të shkruara e televizive në gjuhën shqipe;

-Largimi i qindëra mijëra shqiptarëve nga puna;

-Largimi i nxënësve, studentëve e profesorëve shqiptarë nga objeketet e tyre shkollore (personalisht, unë i kam përfunduar studimet e rregullta në shtëpi – shkolla, nën rrethana të një diskriminimi dhe apart’heidi sitematik të regjimit serb të Milloshevqit);

-Shpërngulja me forcë e shumë shqiptarëve për në vendet perëndimore, dhe kolonizmi i Kosovës me serbë, veçanërisht me refugjatë të ardhur nga Krocaia;

-Dhuna psiqike e fizike e pushtetit të pushtuesit serb, më në krye Sllobodan Millosheviqin. 

Prandaj, duke i “fshehur” apo mos i përmendur fare këto të vërteta të dhimbëshme historike, që solli deri te shpërthimi i luftës më 1998, sikur, në mënyrë indirekte, mundohen të na paraqesin si fajtor, që ne, kinse paskëm ndërmarrë sulme të “padrejta” kundër aparatit gjenocidal të Sllobodan Milloshevqit në Kosovë, dhe se ne qenkemi ata që e kemi rrezikuar e shkatërruar rendin “kushtetues dhe institucional” në Serbi.

Inetersante… 

Prandaj, në një fjali, në parafgrafin 14, shkruan: “Gjatë së njëjtës periudhë, individë dhe grupe të vogla brenda Kosovës ndërmorën sulme të armatosura kundër autoriteteve të Republikës Federale të Jugosllavisë (‘RFJ’)”!~.

Duhet thënë se Aktakuza e ngritur, nuk e njeh si Luftë, por si Konflikt të Armatosur, Luftën e viteve 1998 – 1999. 

Etiketimi i rëndë dhe, ndoshta me qëllim, se të akuzuarit padrejtësisht, ishin “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale”, është sa absurde, aq edhe përpjekja për të kriminalizuar luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo është e turpshme. Por, unë besoj se me një gjakftohtësi, me argumente të fuqishme, pretendimet e Dhomave të Specializuara të Prokurorisë, do të bien poshtë.

Sikurse  Gjyqi ndaj Avni Rrustemit (vrasësit të tradhëtarit Esat Pasha më 1924) në Paris, që filloj për të dënuar Avniun, e u dekonspirua dhe u zbula tradhëtia e Esta Pashës, që realisht nga gjykimi ndaj Avni Rrustemit, u shnëdërrua në gjykimin ndaj Esat Pashë Toptanit, une besoj se ky gjyq do të shpërfaqë të kundërtën. Pra, ky gjykim, do të shpërfaqë të vërtetën e viktimës dhe agresorit, pushtuesit dhe të pushtuarit, kryesit të gjeocidit dhe përjetuesit të gjenocidit, dhe se ky gjykim ka filluar shumë padrejtësisht kundër krerëve kryesor të UÇK-së, në fund do të dal si gjyq kundër regjimit gjenocidal serb të Sllobodan Millosheviqit.

Çka bie më së rëndi në sy, forcat pushtuese serbe që ushtruan dhunë dhe terror ndaj shqiptarëve në Kosovë, sidomos nga viti 1989 e deri më 1999, aktakuza i paraqet vetëm si forca të rregullta, duke mos e përmendur fare se, në Kosovë kanë vepruar shumë edhe forcat paramiltare të Arkanit, dhe se gjatë Luftës në Kosovë, ka pasur paramiltarë të ardhur edhe nga Rusia, e që kanë kryer masakra e krime ndër më të rënda gjithandej Kosovës. Kështu, në paragrafin 18 shkruan: “Forcat e RFJ-së përfshinin forcat e rregullta ushtarake të RFJ-së dhe të Republikës së Serbisë”.

Dhe në fund të kësaj analize të pjesëshme, masakrat dhe krimet e ushtrisë dhe policisë serbe në Likoshan, Qirez dhe në Prekaz më 28 prill dhe 5 – 7 mars 1998, paraqiten si “sulme”, duke mos i përmendur fare të vrarët si civil, vetëm duke shkruar se vranë edhe mbi 50 persona të tjerë. Me të vërtetë keq. Shumë keq. Për ata që nuk e mbajnë në mend luftën, ndoshta mund t’ua shet këtë mashtrim, por mua, dhe shumë të tjerëve që e mbajmë si sot në mend luftën, nuk mund të na manipulojnë me këto të pavërteta.

Andaj, një fjali, në paragrafin 20, shkruan: “Në fillim të vitit 1998, konflikti i armatosur ndërmjet UÇK-së dhe forcave të RFJ-së u ashpërsua. Në shkurt dhe në fillim të marsit 1998, forcat e RFJ-së kryen sulme në Qirez, Likoshan dhe Prekaz. Gjatë sulmit të 5 marsit 1998 në Prekaz, Skënderaj, forcat e RFJ-së vranë mbi 50 persona, ndër të cilët edhe Adem JASHARIN, një komandant i shquar i UÇK-së, dhe shumicën e anëtarëve të familjes së tij”. Përshkrim aq solid, thuajse aksioni makabër i regjimit gjenocidal të Millosheviqit kundër civilëve shqiptarë, ishte ndërmarrë aksion kundër një grupi të madh terroristësh, që po rrezikonin rendin botëror.

Mjer i ligu, po i fort është..!

Intervistoi: Arben Mlinaku

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të mërkurën janë luajtur tri ndeshje të mbetura të javës…