Fitore të lartë për Vushtrrinë, Prishtinën dhe Jusuf Gërvallën

18 nëntor 2020 | 20:56

Të mërkurën janë luajtur tri ndeshje të mbetura të javës së pestë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Skuadrat vendase nuk kanë lejuar befasi dhe kanë fituar pikët. Madje fitoret e tyre ishin të larta.

Vushtrria fitoi ndaj Dritës së Gjilanit me rezultatin 43:16. Prishtina e mposhti Vëllaznimin me rezultat 44:25 derisa Jusuf Gërvalla fitoi ndaj Vjosës me rezultat 26:12.

Vushtrria – Drita 43:16 (19:5)

Vushtrria: Kelmendi, B. Gubetini, Avdiu 3, Rama 11, Zymeri 6,Preniqi, Sopjani 7, Kasumi 7, R. Gubetini, Tahiri 2, Matarova 7
Drita: Jerlija, Canaj, Hyseni 2, Vokshi 8, Ramabaj 3, Arifi 1, Reqani 1, Jashari 1, Januzi

Prishtina – Vëllaznimi 44:25 (20:12)

Prishtina: Uka, Stagova 8, Kurteshi 9, Shala 2, Nivokazi 7, Ipçi 10, Llapashtica 6, Bahtijari 3, Behluli
Vëllaznimi: Varaki, Berisha, Hoda 6, Dobruna, Bardhi 1, Daija, Gashi 2, Mullakadrija, Frrokaj, Radoniqi 16

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nën udhëheqjen e ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender…