AKB-ja: Nga taksa 100%, Serbia humbi rreth 300 milionë euro

23 maj 2019 | 17:00

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) nga data 15 prill e deri 15 maj 2019 ka realizuar një studim hulumtues në 250 kompani të zgjedhura në industrinë ushqimore tregtare, shërbyese dhe të ndërtimtarisë me 250 konsumatorë të Kosovës për të arritur deri në një rezultat se në çfarë mase kanë ndikuar vendimet e taksës 100 për qind për produktet ndaj Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.

Kryetar i AKB-së, Agim Shahini, ka thënë se Kosova nga taksa ka përfituar shumë si në aspektin ekonomik, diplomatik, politik dhe negociues.

“AKB-ja e vlerëson taksen 100 për qind si betejë ekonomike politike dhe diplomatike kundër Serbisë. Taksa ndaloj hovin e negocimit për ndarjen apo korrigjim të kufijve të Kosovës dhe kjo u vërtetua në samitin e Berlinit. Periudha gjashtëmujore nga vendosja e taksës ka rezultuar që Serbia humbi rreth 300 milionë euro sipas deklarimeve të institucioneve serbe por sipas deklarimeve nga Dogana e Kosovës që krahasojnë një vit më herët me këtë gjashtëmujor Serbia ka humbur mbi 230 milionë euro”, ka thënë Shahini.

Ai ka thënë se taksa ka ndikuar edhe në rritjen e punësimit. “Rreth 55 për qind e bizneseve kanë deklaruar se ka pasur ndikimi pozitiv taksa e cila ka rritur industrinë ndërtimore rreth 40 për qind, sektorin e ushqimit rreth 30 për qind, transportin 20 për qind, por në të njëjtën kohë ka pasur rritje të punësimit që mesatarisht është në gjithë sektorët e përmendur më lartë është 20 për qind”, ka thënë Shahini.

Sipas tij, furnizimet janë orientuar nga tregjet e BE-së me rreth 40 për qind, Shqipëria dhe Maqedonia rreth 15 për qind, si dhe pjesa tjetër nga Turqia, Azia dhe vendet tjera.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi, dhe…