MAShT-i dhe World Visioni nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

23 maj 2019 | 16:59

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi, dhe përfaqësuesja e World Vision International në Kosovë, Eljona Elmazi, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.

Bytyqi ka treguar se kjo marrëveshje ka për qëllim të rrisë rezultatet e të nxënit te fëmijët dhe të rinjtë e moshës 3 deri 18 vjeç, me fokus të veçantë gjithëpërfshirjen në arsim të fëmijëve me nevoja të veçanta, viktima të dhunës, neglizhimit, viktima të trafikimit, në situatë rruge, të paregjistruar në gjendjen civile, të rikthyer nga emigracioni, si dhe ofrimin e shërbimeve mbështetëse brenda dhe jashtë shkollës.

“Kjo marrëveshje shpreh vullnetin e dyanshëm për të bashkëpunuar, ashtu siç kemi pasur bashkëpunim të mirë deri tani. Uroj që projekti të fillojë mbarë dhe të sjellë rezultate pozitive për shkollat tona. MAShT-i do të mbështesë bashkëpunimin në mes të Drejtorive të Arsimit në Komuna dhe institucioneve tjera në varësi të Ministrisë për të gjitha projektet e World Vision, të cilat zbatohen në shkollat tona”, ka thënë ministri Bytyqi.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme (MPB), Izmi Zeka, ka bërë…