AKB-ja thotë se sulmi terrorist në Banjskë la pasoja në ekonominë e Kosovës

03 tetor 2023 | 15:16

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka publikuar një studim njëjavor “7 ditë pas sulmit në veri dhe ndikimi në ekonominë e Kosovës”.

Agim Shahini, kryetar i AKB-së, ka thënë se AKB-ja gjatë gjithë javës së kaluar ka përcjell nga afër situatën e krijuar nga sulmi diverzant ku kishte qëllim ndërrimin e rendit kushtetues në Kosovë dhe atë administrativ në veri.

Sipas tij, ky sulm terrorist i përmasës së gjerë kishte synim t’i marrë nën kontrolli pikat vitale në veri të Kosovës dhe ndarje në lumin Ibër, më pas nga ai pozicion të themelohet Republika Veriore Serbe në Kosovë.

“Ky sulem terrorist la pasoja në ekonominë e Kosovës. Frikësojë qytetarët dhe investitorët e huaj. Konsumi i përgjithshëm ra deri në 4 për qind. Bizneset ulën aktivitetin deri në 10 për qind. Vizitat turistike e familjare ranë deri në 50 për qind. Shitja në sektorin e patundëshmërisë: banesave e lokaleve ra në 50 për qind. Pagesa e ratave të banesave të blera ra mbi 40 për qind. Interesimi për investime të huaja në Kosovë ra në 0 për qind gjatë javës 24-30 shtator”, ka thënë Shahini.

Kryetari i AKB-së ka theksuar se Kosova ka pasur humbje të qarkullimit rreth 20 milionë euro.

Sipas tij, konsiderohet se Kosova ishte humbësi më i madh ekonomik gjatë javës së kaluar dhe përfituesi më i madh politik e diplomatik pas lufte e këndej.

Sipas Shahinit, kështu Kosova ndërroi rolin e vet në arenën ndërkombëtare, të cilët neve na sanksionuan e na kritikuan për mosdialog dhe mospërmbushje të marrëveshjes me Serbinë.

Kryetari i AKB-së ka pohuar se deri këtë kohë Serbia luajti rolin e viktimës, por duke përgatitur alternativ tjetër aksionin terrorist si opsion real për të arritur qëllimet e veta destabilizuese dhe sunduese në veriun e Kosovës.

“AKB-ja kërkon nga institucionet shtetërore dhe politike që të bëhen bashkë për të mirë të sigurisë dhe zhvillimit të shtetit. AKB-ja fton të gjitha partitë politike të ulin flamujt politik dhe të ngritin atë të shtetit të Kosovës”, është shprehur Shahini.

Ndërsa njohësi i ekonomisë, Mustafë Kadriaj, ka thënë se qëllimi i Serbisë është që ta dëmtojë Kosovën ekonomikisht.

“Është shumë e nevojshme që të vlerësohet ekonomikisht situata. Interesat politike kanë pluset dhe minuset e tyre, por në një kohë afatgjate po dëmtohet interesi ekonomik. Që nga pas lufta, ekonomia ka mbetur nën hije. Edhe Serbia e ka këtë qëllim, që ta dëmtojë Kosovën ekonomikisht”, ka thënë Kadriaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Pejës është bërë një nga komunat e para…