Akil Gjakova eliminohet nga ‘Grand Prix Austria’

26 maj 2023 | 15:04

Akil Gjakova është eliminuar përfundimisht nga “Grand Prix” i Austrisë.

Xhudisti nga Kosova është mposhtur në raundin e parë të repesazhit nga moldavi Petru Pelivan.

Akili ka garuar në kategorinë deri në 73 kilogramë. Në garë ka mbetur ende Loriana Kuka, e cila do të luftojë për medaljen e bronztë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësues të federatave sportive dhe KOK-ut, të cilët kanë përfunduar…