Akili kalon pengesën e parë në Doha

12 janar 2021 | 10:48

Akil Gjakova e ka kaluar pengesën e parë në Mastersin e xhudos që po mbahet në Doha.

Gjakova në raundin e parë, në kategori deri 73 kilogramë, mposhti kampionin e botës për junior, Somon Makhmadbekovin e Taxhikistanit.

Gjakova triumfoi me waza-ari pas 8:01 minuta luftë.

Dje Distria Krasniqi fitoi të artën, ndërsa Majlinda Kelmendi e Nora Gjakova të bronzta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeprokurori Special i Malit të Zi, Milivoje Katniq konfirmoi për…