AKK-ja përfituese e projektit rajonal në vlerë prej 9 milionë euro

25 maj 2022 | 11:16

Pushteti lokal në Kosovë, përmes Asociacionit të Komunave të Kosovës do të jetë pjesë e projektit rajonal në vlerë prej 9.33 million euro.

Ky projekt do të zbatohet në Kosovë, Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Maqedoni e Veriut, Turqi dhe Serbinë.

Projekti “BE4 Tranzicioni i Energjisë: Pakti i Kryetarëve të Komunave në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi” do të ofrojë tranzicionin energjetik dhe do të trajtojë ndryshimet klimatike në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi.

Objektivi i përgjithshëm i projektit është të ofrojë tranzicionin e energjisë dhe të trajtojë ndryshimet klimatike në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi.

Objektivi specifik është të mbështesë komunat e Paktit të kryetarëve të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë në përmbushjen e premtimeve të tyre në kuadër të objektivave të energjisë dhe klimës.

Përmes këtij projekti priten të arrihen këto rezultate:
– Komunat janë të autorizuara për të marrë pjesë në një qeverisje me shumë nivele për zhvillimin dhe zbatimin e politikave të energjisë dhe klimës.
– Bashkëpunimi rajonal dhe ndër-rajonal ndërmjet nismave të Këshillit të Ministrave dhe komunave rreth energjisë dhe klimës në Ballkanin Perëndimor dhe Turqisë mbështet arritjen e qëllimeve të Paktit të Kryetarëve
– Plani I Veprimit për Energji të Qëndrueshme dhe Klimë (SECAP) do të zhvillohet.
– Projektet e parapara në SECAP-it në një shkallë të zbatohen
– Proceset e monitorimit dhe raportimit në përputhje me kërkesat e Paktit të Kryetarëve janë funksionale.
– Struktura mbështetëse e Këshillit të Ministrave të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë është funksionale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot është arrestuar tifozi më i njohur shqiptar, Ismail Morina,…