AKP-ja shpall shitjen nr. 64 të aseteve të ndërmarrjeve shoqërore në likuidim

09 nëntor 2023 | 14:03

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) zyrtarisht ka shpallur shitjen e aseteve përmes likuidimit nr. 64.

Lista e tenderëve për privatizim me këtë valë të shitjeve përmban 39 asete/njësi atraktive të ndërmarrjeve shoqërore në Republikën e Kosovës, të cilat paraqesin një mundësi të shkëlqyer për zgjerim të biznesit apo iniciativa të reja biznesore në vendin tonë.

Kjo valë e shitjeve me të gjitha asetet e tenderuara është aprovuar në Bordin e Drejtorëve, kurse AKP i ka njoftuar paraprakisht të gjitha Komunat përkatëse se këto asete të ndërmarrjeve shoqërore do të privatizohen dhe ka shpallur njoftimin për tender në faqen e saj të internetit www.pak-ks.org dhe në mediat e shkruara dhe ato elektronike.

Ofertat e mbyllura për njësitë/asetet që janë në shitje përmes shitjes së aseteve me likuidim nr. 64 duhet të dorëzohen në “Sallën e konferencave – Hoteli Grand”, në Prishtinë me datën 29 nëntor 2023, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, të shoqëruara edhe nga depozita e ofertës dhe tarifa për paraqitjen e ofertës, ashtu siç është parashikuar për secilin artikull. Kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë, duke filluar nga ora 12:30.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dragan Ivanisheviq ishte dëshmitari i 34-të kundër krerëve të UÇK-së…