AKP-ja shpalli rezultatet e shitjeve përmes likuidimit nr.43

05 dhjetor 2018 | 16:59

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) të mërkurën në ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve nr. 43 përmes metodës së likuidimit shpalli çmimet më të larta të ofruara për asetet e ndërmarrjeve shoqërore që ishin në dispozicion për shitje.

Për 71 asete sa ishin në shitje përmes kësaj vale të tenderuar gjithsej vlera e tërësishme e ofertave më të larta ishte 1,001,489 euro.

“Dorëzimi i ofertave nga investitorët, hapja e ofertave dhe publikimi i rezultateve u bënë në mënyrë transparente, para përfaqësuesve të mediave, përfaqësuesve të Odës Ekonomike të Kosovës dhe Odës së Avokatëve të Kosovës si dhe investitorëve të pranishëm, ndërkaq është bërë transmetimi drejtpërdrejt i ceremonisë përmes faqes zyrtare të internetit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit: www.pak-ks.org, duke mundësuar përcjelljen e ceremonisë edhe për të gjithë qytetarët e interesuar që s’kanë qenë të pranishëm në sallë”, është bërë me dije në njoftimin e AKP-së.

Agjencia Kosovare e Privatizimit, është organ i pavarur i themeluar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe është e shtrirë dhe vepron në të gjithë territorin e vendit.

AKP-ja ka mandatin dhe autoritetin për shitjen ose bartjen e këtyre ndërmarrjeve dhe/ose aseteve investitorëve private-blerësve, ose likuidimin e tyre, gjithnjë përmes një procesi të hapur, transparent, konkurrues dhe pa vonesa.

Poshtë keni tabelën me ofertat e pranuara dhe çmimet e ofruara për secilin aset të tenderuar në shitjen e aseteve përmes likuidimit nr.43.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Diploarkiva/ Pavarësia në 1912, zbulohen fjalët e Ismail Qemalit: Ky…