Zbulohen fjalët e Ismail Qemalit: Ky është qëllimi i shqiptarëve

05 dhjetor 2018 | 16:51

Diploarkiva/ Pavarësia në 1912, zbulohen fjalët e Ismail Qemalit: Ky është qëllimi i shqiptarëve

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme sjell për publikun një rubrikë të re me titull: “Historia e diplomacisë shqiptare”, me qëllim që t’i ofrojë publikut informacion të plotë për pasuritë arkivore historike të diplomacisë shqiptare.

I radhës ka qenë ky botim, të cilin e ka shpërndarë në rrjetet sociale Minsitri Ditmir Bushati.

Diploarkiva/ Shqipëria e pavarur në 1912, I. Qemali: Qëllimi i shqiptarëve të jetojnë në paqe me shtetet fqinjë

Një nga vendimet e rëndësishme të Kuvendit Kombëtar të Vlorës menjëherë pas shpalljes së Pavarësisë, më 28 nëntor 1912, ishte ai i krijimit të Qeverisë së Përkohshme të Vlorës, dhe për herë të parë ministër i Jashtëm ishte vetë kryeministri Ismail Qemali.

Kjo nënkuptonte edhe fillimin e organizimit të veprimtarisë diplomatike të shtetit shqiptar. Këtë javë Diploarkiva sjell online vendimet e para të Qeverisë së Përkohshme për organizimin e veprimtarisë diplomatike për njohjen e shtetit të ri të pavarur shqiptar.

Siç do të shprehej vetë Ismail Qemali në letrën drejtuar Fuqive të Mëdha, ku i njoftoi “…për këtë ngjarje të jashtëzakonshme për jetën kombëtare të shqiptarëve..”, qëllimi i shqiptarëve ishte të jetonin në paqe me shtetet fqinje.

Diplomacia shqiptare hyri në veprim me vendimin e 5 dhjetorit të Qeverisë së Përkohshme, i cili e ngarkonte Ministrin e Jashtëm me përgatitjen e misionit diplomatik për në Londër ku kishte filluar punën Konferenca e Ambasadorëve. Me vendimin e 8 dhjetorit u miratuan edhe tezat politike për misionin që do të nisej në Londër e do të punonte për njohjen e shtetit të pavarur shqiptar nga pjesëmarrësit e Konferencës, dhe me 9 dhjetor u miratuan edhe anëtarët e këtij misioni.

Në të gjitha përçapjet e saj diplomatike pranë Fuqive të Mëdha dhe shteteve fqinje, Qeveria e Përkohshme e Vlorës doli si qeveri përfaqësuese e gjithë shqiptarëve në marrëdhëniet ndërkombëtare./panorama/

47380379_1899699783477128_5917151258010976256_n

47226307_1899699986810441_3277159136038486016_n

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) një muaj para së të…