AKP-ja shpalli shitjen numër 53 të aseteve përmes likuidimt

26 nëntor 2019 | 15:48

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP),  zyrtarisht ka shpallur shitjen e aseteve përmes likuidimit numër 53.

Sipas AKP-së, lista e tenderëve për privatizim me këtë valë të shitjeve përmban 123 asete/njësi atraktive të ndërmarrjeve shoqërore në Kosovë, të cilat paraqesin një mundësi të shkëlqyer për zgjerim të biznesit apo iniciativa të reja biznesore në vendin tonë. “Kjo valë e shitjeve me të gjitha asetet e tenderuara është aprovuar në Bordin e Drejtorëve, kurse AKP i ka njoftuar paraprakisht të gjitha Komunat përkatëse se këto asete të ndërmarrjeve shoqërore do të privatizohen dhe ka shpallur njoftimin për tender në faqen e saj të internetit www.pak-ks.org dhe në mediat e shkruara dhe ato elektronike. Ofertat e mbyllura për njësitë/asetet që janë në shitje përmes shitjes së aseteve me likuidim numër 53 duhet të dorëzohen në “Sallën e konferencave – Hoteli Grand”, në Prishtinë me datën 26 dhjetor 2019, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, të shoqëruara edhe nga depozita e ofertës dhe tarifa për paraqitjen e ofertës, ashtu siç është parashikuar për secilin artikull. Kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë, duke filluar nga ora 12:30”, thuhet në njoftimin e AKP-së .

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas tërmetit mësohet se kanë mbërritur në Rinas ekipi i…