AKR-ja garon me dhjetë kandidatë për deputetë

13 janar 2021 | 11:45

Aleanca Kosova e Re do të garojë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare si pjesë e listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Megjithëse mes këtyre dy partive nuk u arrit një koalicion parazgjedhor, AKR në listën e LDK-së do të ketë dhjetë kandidatë për deputetë.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, Naim Murseli këshilltar politik i kreut të AKR-së, Behgjet Pacolli.

“Kjo ishte formati i bashkëpunimit me të cilin jemi pajtuar dy subjektet, ku nga radhët e AKR-së do të jenë 10 kandidatë në listën tonë të përbashkët me LDK-në. Ne si AKR vazhdojmë të ruajmë subjektivitetin tonë, dhe kemi formuar edhe shtabin zgjedhor”, ka thënë ai.

Ndërkohë, edhe në LDK është duke u bërë finalizimi i listës së kandidatëve për deputetë.

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa ka thënë se tashmë i kanë dërguar propozimet te kryetari.

“Degët e LDK-së i kanë dërguar propozimet te kryetari e kryesia, tash mbetet që kryetrari dhe bartësi listës të finalizojnë listën e kandidatëve për deputetë”, u shpreh Mustafa.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 14 shkurt, kurse subjektet politike kanë kohë deri më 16 janar që të bëjnë certifikimin e kandidatëve

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Samedin Mehmeti është zgjedhur drejtor i përgjithshëm i Policisë së…