AKR-ja paralajmëron shkëputjen e bashkëpunimit me Nismën, kjo është arsyeja

31 janar 2020 | 13:18

Aleanca Kosova e Re (AKR) do ta shqyrtojë bashkëpunimin me Nismën Socialdemokrate, pas emërimit të Haxhi Shalës në pozitën e shefit të grupit parlamentar të kësaj partie.

Zyrtari i AKR-së, Jetlir Zyberaj, ka bërë me dije se nuk janë konsultuar nga Nisma për emërimin e Shalës në këtë pozitë.

“Aleanca Kosova e Re nuk është konsultuar fare në këtë drejtim. Bashkëpunimi ynë me partinë Nisma Socialdemokrate do të shqyrtohet”, ka shkruar Zyberaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Aleanca Kosova e Re dhe Nisma Socialdemokrate në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit 2019 kanë garuar në një listë të përbashkët zgjedhore, ku partia e Behgjet Pacollit ka arritur t’i sigurojë dy ulëse në Kuvend, ndërsa ajo e Fatmir Limajt katër ulëse.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e…