AKR-ja: Vetëm ne e luftojmë korrupsionin

26 shtator 2019 | 17:56

Aleanca Kosova e Re (AKR) ka prezantuar programin e saj qeverisës me kandidatët për deputet nga Komuna e Ferizajt.

Në mungesë të presidentit të AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili po qëndron për vizitë në ShBA, ka folur zëvendëspresidenti i kësaj partie Vesel Makolli, i cili ka thënë se lideri i tyre, është shembull i një burrështetasi, e jo politikani.

“Shembulli i sotit e vërteton që Behgjet Pacolli është burrështetas por politikan. Behgjet Pacolli është ndërmarrës i cili e ka formuar një plan që mbështetet në shtyllat kryesore të shtetit dhe shoqërisë”, ka thënë Pacolli.

Ndërsa kandidati për deputet nga radhët e AKR-së, Islam Pacolli, ka thënë se ata që nuk e zhvatin shtetin dhe e luftojnë korrupsionin janë vetëm në koalicionin Nisma-AKR-PD.

“Ata që e luftojnë korrupsionin jemi me ne, do ta luftojmë korrupsionin, ata që nuk e zhvatin këtë vend dhe që e ngritin zhvillimin ekonomik është AKR në krye me Behgjet Pacollin, dikush që është i korruptuar nuk mundet ta luftojë korrupsionit se e ka mizën mas veshit. Mos dëgjoni shumë demagogji pasi ata që flasin shumë, punë nuk kanë bo kurrë. Ne jemi bashku për t’i akumuluar forcat dhe të shkojmë përpara. AKR-ja me këtë koalicion do ta formon qeverinë”, ka thënë Pacolli

Në anën tjetër, Ferid Agani, kryetar i Partisë së Drejtësisë, ka thënë se janë bërë bashkë si koalicion për të ofruar kuadrot më të veçuara si garanci se premtimet e tyre zgjedhore do të realizohen. /EO/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të nënshkruajnë brenda këtij…