Akreditohen programet e Universitetit “Kadri Zeka”

15 shtator 2020 | 17:48

Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) i Republikës së Kosovës, ka akredituar Fakultetin Juridik i Përgjithshëm për periudhën pesëvjeçare, tetor 2020, 30 shtator 2025, dhe Fakultetin Ekonomik programi Menaxhment dhe Ndërmarrësi me dy profile: profili i parë – Menaxhim dhe Ndërmarrësi; profili i dytë – Menaxhim i Marketingut dhe Shitjes, për një periudhe trevjeçare, 1 tetor 2020, 30 shtator 2023, duke aprovuar kështu vlerësimet e ekspertëve ndërkombëtarë për procesin e akreditimit.

“Grupi i ekspertëve i përbërë nga prof. dr. Tornike Khoshtaria, prof. dr. Goce Naumkovski, Ms. Marija Vasilevska (Student Expert), më 29 qershor 2020, ka zhvilluar takime online, për shkak të pandemisë me Covid-19, me grupe të organizuara nga Universiteti ‘Kadri Zeka’ për këtë proces. Pjesë e këtyre takimeve, përveç menaxhmentit të Fakultetit Ekonomik dhe Fakultetit Juridik, bartësit e programeve, përfaqësuesit e sigurimit të cilësisë, stafit akademik, stafit të administratës dhe studentëve, të pranishëm ishin edhe të diplomuarit, grupi i biznesit respektivisht punëdhënësit e të diplomuarve etj”.

“Po ashtu për shkak të pandemisë dhe pamundësisë për të ardhur fizikisht ekspertët ndërkombëtarë në Kosovë, KSHC-ja vendosi që programeve ekzistuese, të cilave u skadon akreditimi gjatë këtij viti dhe nuk kanë qenë pjesë e procesit të vlerësimit nga ekspertët ndërkombëtarë, t’ju vazhdohet akreditimi edhe për një vit. KSHC-ja vendosi që aplikacionet për programet e reja të vlerësohen në periudhën e ardhshme”, thuhet në njoftimin e UKZ-së.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arsyeja: Punime të domosdoshme për sigurinë e sistemit. Njoftime nga…