Akreditohet programi i doktoratës në Inxhinierinë Elektrike dhe Kompjuterike për 5 vjet

17 korrik 2023 | 22:57

Universiteti i Prishtinës, nga tetori i këtij viti, do të pranojë studentët e rinj në programin e doktoratës në Inxhinieri Elektrike dhe Kompjuterike.

Vendimi i fundit i Këshillit Shtetëror të Cilësisë së Agjencisë së Kosovës për Akreditim e konfirmoi UP-në si institucionin e vetëm në vend, ofertues i studimeve të doktoratës në këtë fushë.

Ky program ofrohet në kuadër të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike dhe është i akredituar për 5 vjet.

Në raportin e tyre, ekspertët ndërkombëtarë kanë vlerësuar se Raporti i Vetëvlerësimit (RVV) për programin i doktoratës në Inxhinierinë Elektrike dhe Kompjuterike i plotëson standardet e vendosura nga AKA-ja, të gjitha 36 standardet bazë dhe mbi 12 standarde shtesë, dhe kështu, sipas rekomandimit të ekspertëve, programi i përpiluar nga profesorët e FIEK-ut është në pajtueshmëri të plotë me standardet e AKA-së.

Universiteti i Prishtinës dhe Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike mbesin të përkushtuar në implementimin e misionit të tyre, zhvillimin e arsimit akademik dhe kërkimet shkencore në fushën e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas gati se dy vjetësh, Organizata Botërore Meteorologjike, ka vërtetuar…