Aksident hekurudhor në Turqi. Dy tramvajë përplasen, mbi 20 të lënduar

09 qershor 2023 | 14:11

Dy tramvajë janë përplasur në Turqi, duke lënë të lënduar mbi 20 persona.

Aksidenti hekurudhor ka ndodhur këtë të premte në mëngjes në Samsuda.

Është dashur ndihma e zjarrfikëseve dhe mjeteve të veçanta për të nxjerrë pasagjerët nga tramvajët.

Ata janë dërguar në spitalet pranë vendngjarjes, ndërsa nuk raportohet për viktima.

Ende nuk dihen shkaqet që bënë që dy mjetet të jenë në të njëjtën kohë përballë njëri-tjetrit.

Për këtë ngjarje ka nisur një hetim.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj…