Aksident i rëndë në Gjermani, një i vdekur e nëntë të lënduar

16 gusht 2022 | 23:15

Një person vdiq dhe 9 të tjerë mbetën në gjendje të rëndë, pasi një makinë BMW, pjesërisht e automatizuar, përplasi 4 automjete të tjera.

Makina BMW iX doli nga korsia në një kthesë në në qytetin jugperëndimor të Reutlingen, duke u përplasur fillimisht me një Citroen. Më pas, BMW-ja që kushton 77 mijë paund goditi një furgon Mercedes-Benz ku humbi jetën një grua 33-vjeçare. Ndërkohë, Citroeni u përplas edhe me dy automjete të tjera, para se të shpërthente në flakë.

Në reagimin e policisë thuhet se është e paqartë nëse BMË-ja po drejtohej nga shoferi i saj apo ishte duke u drejtuar nga piloti automatik.

Më pas, edhe BMË-ja konfirmoi ngjarjen duke thënë se një prej automjeteve të saj është përfshirë në aksident, por mohoi që automjeti të ishte plotësisht i automatizuar. BMW thekson se shoferi mbetet gjithmonë përgjegjës./A2CNN

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të takohet më 18…