Aksident i rëndë në Itali, autobusi bie nga mbikalimi. Dhjetëra të vdekur dhe të lënduar

03 tetor 2023 | 22:10

Një aksident tragjik ka ndodhur këtë të martë në Itali ma pasojë vdekjen dhe lëndimin e dhjetëra personave.

Numri i të vdekurve nga aksidenti i ndodhur në Mestre deri tani është 21, 12 janë lënduar dhe disa janë të zhdukur, raporton Top Channel.

Autobusi u përplas, ra nga mbikalimi dhe përfundoi në fund të shinave të hekurudhës që shkojnë përgjatë rrugës dhe më pas mori flakë.

Autobusi fluturoi rreth 10 metra në mbikalimin e rrugës lidhëse që të çon nga Mestre në drejtim të Marghera dhe autostradës A4.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy persona kanë mbetur të plagosur në lagjen “Kodra e…