Aksident i rëndë në Podujevë, vdes një grua dhe lëndohen disa persona

07 korrik 2023 | 10:35

Një grua ka mbetur e vdekur dhe tre persona të tjerë janë lënduar, pas një aksidenti që ka ndodhur mes dy veturave mbrëmë në Podujevë.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.

“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET- Podujevë 06.07.2023-19:30. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy veturave. Si pasojë, lëndime trupore kanë pësuar katër persona dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor.

Rreth orës 01:30 e datës 07.07.2023 në QKUK si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë viktima femër kosovare dhe e njëjta me vendim të prokurorit dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama ka përshëndetur të…