Aksident i rëndë në Rally të Hungarisë, katër persona kanë humbur jetën – shtatë të lënduar

24 mars 2024 | 17:49

Të paktën katër persona kanë humbur jetën dhe shtatë të tjerë janë plagosur në një aksident në Rally të Hungarisë “Esztergom-Nyerges”.

Nuk dihen ende rrethanat e sakta të aksidentit, gara është ndërprerë dhe në vendngjarje kanë mbërritur disa helikopterë të shpëtimit.

Mediat hungareze raportojnë se një nga pjesëmarrësit humbi kontrollin e makinës dhe doli nga rruga, duke u përplasur me një grup spektatorësh.

Sipas informacioneve të deritanishme, katër persona kanë humbur jetën dhe shtatë janë plagosur, thuhet në faqen e policisë hungareze.

Aksidenti ndodhi gjatë një gare mes qyteteve Labatlan dhe Bajot në veriperëndim të Hungarisë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata e Apelit ia ka zbutur dënimin ish-zyrtarit të Ministrisë…