Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Gjilan

03 prill 2023 | 20:16

Një aksident tejet i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në rrugën Prishtinë-Gjilan.

Si shkak i këtij aksidenti ende nuk është raportuar për të lënduar, por dëmet e shkaktuara janë tejet të mëdha.

Duhet përkujtuar që pikërisht në këtë rrugë brenda dy ditëve janë shkaktuar katër aksidente mjaftë të rënda trafiku.

Rruga Prishtinë-Gjilan ndër të tjerash është shndërruar në një rrugë vështirë të kalueshme dhe gjendja e saj është thënë qartë e mjerueshme.

Pavarësisht ankesave të vazhdueshme, nga Ministria e Infrastrukturës nuk janë “lodhur” fare të merren me të.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Si shumë shqiptarë nga diaspora, edhe kosovarët nga Hamburgu kanë…