Aksident komunikacioni në Serbi, 7 të vdekur dhe 30 të lënduar

09 tetor 2018 | 17:09

Shtatë  persona raportohen të vdekur dhe mbi 30 të lënduar në një aksident të rëndë komunikacioni që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Beograd-Nish në Serbi, raportojnë mediat serbe.

Rreth orës 5:20 të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një aksident zingjiror komunikacioni në rrugën Beograd Nish në afërsi të Jagodinës ku janë përfshirë shumë mjete trafiku. Deri më tani raportohet për 7 të vdekur dhe mbi 30 të lënduar, derisa numri itë lënduarve mund të rritet.

Trafiku rrugor në këtë rrugë është ndërprerë, dhe ekipet e shpëtimit janë në vendin e ngjarjes. Ndeshjet zinxhirore kanë ndodhur në të dyja anët e rrugës, derisa përveç veturave në aksident janë përfshirë edhe kamionë dhe autobusë. Ende nuk ka të dhëna zyrtare për shkaktarin e aksidentit por sipas mediave serbe moti i keq dhe mjegulla janë faktorë të cilët kanë ndikuar që të vije deri të fatkeqësia e rëndë e këtij aksidenti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit të Kosovës në 24 orët e fundit…