Zelensky dekoron Melania Trumpin me urdhrin më të lartë ukrainas për gratë
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka ndarë Zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump, dekoratën më të lartë të vendit për gratë.
Urdhri i Princeshës Olga, i Klasit të Parë, i është ndarë Melania Trumpit për “kontributin e saj të rëndësishëm personal në mbështetjen humanitare për Ukrainën”, sipas dekretit presidencial.
Ky zhvillim vjen pas përfundimit të armëpushimit në rajonin jugor të Khersonit në Ukrainë, i cili mundësoi evakuimin e disa qindra njerëzve nga qyteti i Oleshky-t, që ndodhet nën pushtimin rus.
Sipas “BBC”-së, delegacionet ruse dhe ukrainase, të përbëra nga avokatë të popullit që morën pjesë në misionin e evakuimit dhe zyrtarë të lartë, pritet të takohen të enjten në Shtëpinë e Bardhë, me ftesë të Zonjës së Parë.
Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se Melania Trump “kishte iniciuar në mënyrë të pavarur angazhimin ndërmjet dy kombeve ndërluftuese dhe kishte siguruar me sukses një armëpushim”.
Si pala ruse, ashtu edhe ajo ukrainase e kanë falënderuar vazhdimisht Melania Trumpin për ndërmjetësimin e armëpushimit, ndonëse asnjëra palë nuk ka dhënë detaje mbi natyrën apo shtrirjen e përfshirjes së saj.



