
Aksident mes dy kamionëve në Drenas, lëndohen dy persona, Policia jep detaje
09 maj 2025
| 19:08
Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot (premte) mes dy kamionëve në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit.
Rastin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete(kamionë). Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë ajo.
Ahmeti ka treguar se me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.