Aksident mes dy veturave në Deçan, katër të lënduar

26 maj 2025 | 19:52

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në Llukë të Epërme të Deçanit.

Rastin e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës.

Gashi tha se aksidenti ka ndodhur mes dy veturave.

“Aksidenti ka ndodhur në Llukë të Epërme, ku katër persona janë lënduar. Të lënduarit kanë kërkuar ndihmë në Qendrën e Mjekësisë Familjare. Në vendin e ngjarjes kanë dal hetuesit e aksidenteve dhe po e hetojnë rastin”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka bërë një krahasim mes…