
Aksident në Kçiq të Mitrovicës
23 maj 2025
| 08:34
Para pak çastesh është shkaktuar një aksident trafiku në magjistralen Mitrovicë – Vushtrri.
Një automjet i punës ka godit një veturë të tipit Mercedes A-Class në fshatin Kçiq, raporton media lokale Jepi Zë.
Vetura është goditur teksa ishte duke shkuar në drejtim të Prishtinës dhe pas goditjes ka humbur drejtim për të përfunduar brenda servisit të automjeteve.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe autombulanca për të transportuar të lënduarit ndërsa aksidenti ka shkaktuar kolonë të gjatë të automjeteve.