Aksident në Malishevë, ka të lënduar

31 mars 2022 | 12:49

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë në Malishevë. Në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa se si pasojë e këtij aksidenti ka edhe të lënduar.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj tha për Paparaci se aksidenti ka ndodhur në fshatin Drenoc të Malishevës, rreth orës 11:00.

“Një aksident trafiku mes dy veturave, dy persona janë të lënduar dhe janë dërguar në trajtim mjekësor”, tha ai.m Poashtu Gjurkaj theksoi se në vendin e ngjarjes kanë arritur policia, zjarrfikësit dhe emergjenca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, njëherësh kandidat i Partisë Përparimtare…