Aksident në Podujevë/ Vdes një person, lëndohet një tjetër

19 dhjetor 2023 | 23:01

Një i vdekur dhe një i lënduar është bilanci i aksidentit që ka ndodhur sonte në fshatin Llapashticë të Podujevës.

Rastin e ka konfirmuar Arben Beqiri, shefi i Emergjencës në Podujevë.

“Po, janë një i vdekur dhe një i lënduar rëndë”, tha ai.

Beqiri shtoi se në aksident ishin të përfshirë dy vetura.

Bëhet e ditur se viktima në fjalë është Agim Kodraliu i cili u aksidentua në Llapashticë të Podujevës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Familjës së patriotit dhe atdhetarit të madh të kombit Abdyl…