TELEGRAM NGUSHËLLIMI

19 dhjetor 2023 | 22:45

Familjës së patriotit dhe atdhetarit të madh të kombit Abdyl Krasniqi

E dashur dhe shumë e nderuar familje e patriotit dhe atdhetarit të madh të popullit shqiptar,të pavdekshmit Abdyl Krasniqi!

Me hidhërim të thellë,kemi pritur lajmin për vdekjen e më të dashurit Tuaj,birit të madh e luftëtarit të pakompromis për lirinë dhe çlirimin e popullit shqiptar nga pushtuesit serbë,Bacës Abdyl Krasniqi.

Jemi shumë të bindur se nuk ka pasur zemër shqiptare që nuk ka ndjerë dhembje,kur ka dëgjuar lajmin se ka pushuar së rrahuri zemra e madhe në krahërorin e liridashësit e trimit të madh Abdyl Krasniqi.

Janë të rralla rastet kur heronjtë e kombit siç është Azem Galica,kanë pasur fatin e madh të kenë një vëlla nga gjaku i popullit shqiptar,siç është tashmë i pavdekshmi Abdyl Krasniqi,që ka bërë maksimumin për këtë figure të lavdishme të historisë e luftërave heroike të kombit shqiptar.

Nuk ka familje atdhetare shqiptare,që nuk e ka mirëpritur me emocione të mëdha aktin madhështorë të patriotit Abdyl Krasniqi,kur i ka nxjerrë eshtrat nga shpella”Quku që Kërcet” të Komandantit legjendar e heroik të çetave të lirisë së popullit shqiptar,kundër rregjimit të krajlëve serb,Heroit të Kombit Azem Galica.

Pushtuesit serb dhe kuislingët e rregjimit antishqiptar në Kosovë,për ta ndëshkuar njeriun që ka pasur guximin t’i nxjerrë mbi tokë eshtrat e arta të Heroit Kombëtar Azem Galica dhe për ta frikësuar e paralajmëruar që të mos merrej me aktivitete kombëtare e burgosin dhe e denojnë disa herë.

Në një familje të tillë tipike shqiptare, me ambient qindpërqind atëdhetar e patriotik,janë rritur fëmijët e mrekullueshëm të Bacës Abdyl Krasniqi,të cilët pa përjashtim ishin të përfshirë në mënyrë aktive në luftën çlirimtare.

Nga gjiu i kësaj familjeje ka dalur Heroina e popullit shqiptar,Komandantja e lavdishme e UÇK-së,vajza e bacës Abdyl,Xheva Krasniqi-Lladrovci,e cila bashk me Komandantin Legjendar të luftës çlirimtare të armatosur të Kosovës,Heroin Kombëtar Fehmi Lladrovci,përsëritën dhe tejkaluan me madhështi heroike,idhujt e Abdyl Krasniqit,Azem dhe Shotë Galicën.

Jeta dhe vepra e figurës së madhe kombëtare ABDYL KRASNIQI,do të shërbejë në shekuj për tërë brezat e popullit shqiptar,se si jetohet dhe veprohet në shërbim të interesave vitale të popullit,Atdheut dhe Kombit shqiptar.

Klubi Politik “Afrim Zhitia”,ndan dhembjen me familjen Krasniqi.

Bëhuni të fortë ashtu siç ishte i madhi dhe i pavdekshmi Baca Abdyl Krasniqi.

Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së Bacës Abdyl Krasniqi!

Me dhembje dhe rrespekt!

Klubi Politik”Afrim Zhitia”

Kryetari, Ismet Sylejmani
22.12.2009,Prishtinë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Intervista ekskluzive e Z. Bujar Osmani, Ministër i Punëve të…