Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, lëndohen tre persona

03 maj 2021 | 21:02

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Gllamnik.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërkaq si pasojë tre persona kanë pësuar lëndime trupore.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti. “Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 19:00. Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime”, tha ajo.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. “Me rastin po merret njësiti i trafikut”, theksoi Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veseli është liruar për vizitë nga…