Aksident trafiku në Klinë, gjashtë të lënduar

10 prill 2024 | 16:26

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Klinavc të Klinës, rreth orës 14:50.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Rugova tha se në aksident janë të përfshira dy vetura.

“Personat e lënduar janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal në Pejë. Rasti po hetohet nga hetuesit e Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor DRP Pejë”, tha Rugova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i xhudos, Driton Kuka ka uruar besimtarët myslimanë me…