Aksident trafiku në Mitrovicë, ndërron jetë një këmbësore

09 dhjetor 2018 | 16:39

Sot rreth orës 7:30 në rrugën “Selman Vojvoda” në Mitrovicë, ka ndodhur një aksident trafiku ku si pasojë një grua 57-vjeçare ka humbur jetën.

Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, ku lëndime kanë pësuar tre persona.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 7:30 në rrugën ‘Selman Vojvoda’ në Mitrovicë. Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, ku lëndime kanë pësuar tre persona. Dy nga të lënduarit janë këmbësorë të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”.

“Rreth orës 13:00 ka njoftuar QKUK-ja se këmbësorja 57-vjeçare ka ndërruar jetë, trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa të dyshuarit për shkaktimin e aksidentit i është caktuar masa e ndalimit policor”, ka thënë për “Klan Kosova”, zëdhënësi i policisë rajonale në Mitrovicë, Avni Zahiti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona ka filluar kërkimin për zëvendësuesin e Luis Suarezit, i…