Aksident tragjik në aksin Lezhë–Shkodër, dy të vdekur dhe katër të plagosur

02 janar 2026 | 10:35

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në aksin Lezhë–Shkodër, në afërsi të fshatit Gocaj, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e përplasjes së fortë dy persona kanë humbur jetën, ndërsa katër të tjerë janë plagosur, mes tyre edhe dy fëmijë. Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitaleve për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupave dhe të të plagosurve nga automjetet e dëmtuara. Nga pamjet e publikuara, shihet se përplasja ka qenë tepër e fortë, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe shkatërrimin e plotë të pjesëve të përparme të mjeteve.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më shumë se një mijë automjete u dogjën dhe më…