Aksident tragjik në rrugët e Shqipërisë, tre të vdekur

01 maj 2018 | 16:20

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Fushë Krujë-Laç, duke lënë të vdekur tre persona.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Adriatik. Raportohet se automjeti është përmbysur në rrugë.

Policia shqiptare ka konfirmuar vdekjen e tre personave, ndërsa është duke punuar për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit tragjik.

Një dëshmitar në vendin e ngjarjes ka thënë se viktimat janë tre të rinj. (Top Channel)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boksieri nga Komorani i Drenasit të Kosovës, Altin Zogaj më…