Prishtina dhe Peja me numrin më të madh të aksidenteve me fatalitet

03 gusht 2020 | 11:47

Mbi 340 aksidente fatale janë regjistruar në rajonin e Prishtinës përgjatë viteve 2010-2019, përderisa numri më i madh i këtyre aksidente ishte shënuar në vitin 2010, kur ishin regjistruar 48 aksidente të tilla. Në rajonin e Gjilanin në dekadën e fundit janë regjistruar 116 aksidente fatale, ndërsa numri më i madh i aksidenteve të tilla ishte regjistruar në vitin 2012 me 19 sosh.

Rajoni i Ferizajt ka regjistruar 5 aksidente fatale më pak se rajoni i Gjilanit në dekadën e fundit, ka raportuar “iSIGURIME”.

“Në rajonin e Prizrenit gjatë viteve 2010-2019 janë regjistruar 146 aksidente fatale, përderisa në rajonin e Gjakovës 52 të tilla. Në rajonin e Pejës gjatë dekadës së fundit janë shënuar 200 aksidente fatale. Në rajonin e Mitrovicës së Jugut janë shënuar 99 aksidente fatale, ndërsa në Mitrovicën e Veriut janë regjistruar 22 aksidente fatale”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Feronikelit ka nënshkruar kontrata të reja me trajnerin…