Aksidenti i autobusit në Kroaci, flet ambasadori shqiptar

26 shkurt 2023 | 19:07

Një autobus me targa shqiptare është aksidentuar mbrëmjen e djeshme në autostradën A1, ndërmjet Brinjes dhe kryqëzimit Ogulin në drejtim të Zagrebit, në Kroaci.

Ambasadori i Shqipërisë në Kroaci, Riza Poda tregoi në një intervistë për Euronews Albania gjendjen e të plagosurve nga aksidenti i autobusit shqiptar në Kroaci.

5 persona janë duke u trajtuar në terapi intensive në qytetin Karlovac, tregoi Poda. Ai tha se 4 të tjerë po marrin mjekim në spitalin e qytetit Ogulin.

“Unë isha vetë atje, u takova me mjekët, madje dhe vetë të lënduarit, bisedova me ta. Të lënduarit të cilët janë shtruar në spitalin e Karlovacit, komunikova ishin të vetëdijshëm të pestë, kuptohet kanë fraktura, kanë dëmtime, por sipas mejkëve të pestë personat janë jashtë rrezikut për jetën,” – u shpreh Poda.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kujtuar shtatë vjetorin e…