Aksidenti në autostradën Shkup-Tetovë, numri i viktimave shkon në 13

13 shkurt 2019 | 20:00

Numri i viktimave ka arritur në 13, ndërsa rreth 40 persona të tjerë janë shtruar në Spitalet e Shkupit pas lëndimeve që kanë marrë nga aksidenti në autostradën Shkup-Tetovë, raporton “Alsat-m”.

Këtë e konfirmoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në konferencën e parë për media pas aksidentit.

Shkaqet ndonëse nuk dihen akoma, por raportohet se autobusi i kompanisë “Durmo Turs”, në fshatin Llaskarcë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, u ka shprehur ngushëllime familjarëve…