Aksidenti shokues në Itali/ Trajleri përplas gruan në bagazhin e makinës së saj (VIDEO)

08 maj 22:16

Një incident i papritur ka ndodhur para një supermarketi në Leçe të Italisë. Një kamion i madh mallrash papritur bëri një lëzivje mbrapa duke futur një grua në bagazhin e makinës së saj. Aksidenti, i cili mund të kishte pasoja tragjike, ndodhi rreth orës 11.40 të mëngjesit të së Premtes para një supermarketi.

Në një video të bërë nga kamerat e mbikëqyrjes, kamioni mund të shihet duke ecur mbrapa dhe duke përplasur një makinë të parkuar. Por pikërisht në atë moment shoferja e makinës ishte duke hapur bagazhin kur u godit nga kamioni i cili e përplasi aq fort sa gruaja përfundoi brenda në bagazh.

Shoferi i kamionit, një punonjës i një kompanie transporti nuk e vuri re praninë e makinës dhe gruas që ishte atje dhe pa parë fare mbrapa e përplasi gruan. Menjëherë, njerëzit e pranishëm ndihmuan gruan që mbeti e bllokuar në bagazh derisa ajo u dërgua në spital ku mori ndihmën e duhur mjekësore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka shprehur ngushëllime…